Shkolla “Xhemajl Kada” në Pejë falënderon kompaninë “Grafika” për kontributin në përmirësimin e ambienteve mësimore

- Advertisement -

Shkolla “Xhemajl Kada” në Pejë ka shprehur mirënjohje të veçantë për kompaninë “Grafika” nga Prizreni dhe drejtorin e saj, Luan Fazlia, për kontributin e çmuar në zbukurimin dhe përmirësimin e hapësirave të brendshme të institucionit.

- paragrafi 1 -

Falë këtij donacioni, ambientet e shkollës kanë pësuar një transformim të dukshëm, duke u bërë më funksionale, më tërheqëse dhe më motivuese për nxënësit dhe stafin arsimor. Përfaqësuesit e shkollës theksuan se investime të tilla kanë ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e një mjedisi më pozitiv dhe më frytdhënës për procesin mësimor.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Bajram Çeku, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e kompanisë “Grafika”, duke vlerësuar gatishmërinë e tyre për të mbështetur arsimin dhe komunitetin lokal.

“Ju falënderojmë për kontributin, seriozitetin dhe mbështetjen tuaj. Ky veprim i kompanisë ‘Grafika’ përbën një shembull të shkëlqyer të partneritetit mes bizneseve dhe institucioneve arsimore,” u shpreh drejtori Çeku.

583710994 1131321525835994 393567436072353333 n

- Advertisement -