Shkolla “Xhemail Mustafa”, pranon donacion prej 10 kompjuterëve nga Dogana e Kosovës

- Advertisement -

Shkolla “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 10 kompjuterëve (PC) nga Dogana e Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Donacion me vlerë për shkollën tonë! 🌟

Shkolla jonë pranoi një donacion prej 10 kompjuterëve (PC) nga Dogana e Kosovës. 🙌
Ky donacion do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të mësimnxënies dhe zhvillimin e aftësive digjitale të nxënësve tanë. 👩‍💻👨‍💻

📚 Falënderojmë sinqerisht Doganën e Kosovës për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në avancimin e arsimit dhe teknologjisë në shkollën tonë. 🤝

- Advertisement -

Këto pajisje do të përdoren në kabinetin e informatikës, duke i mundësuar nxënësve mësim më cilësor dhe përvojë më të pasur praktike. 💡