Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë ka zgjedhur nxënësit e vitit bazuar në suksesin, përkushtimin dhe sjelljen e tyre shembullore gjatë vitit shkollor.
Shkolla thotë se përzgjedhja ka qenë mjaft e vështirë për shkak të konkurrencës së madhe dhe nivelit të lartë të arritjeve të shumë nxënësve.
Njoftimi i shkollës:
🏆 Nxënësit e Vitit 🏆
Pas mbledhjes së mbajtur me Këshillin e Mësimdhënësve, u përzgjodhën nxënësit e vitit, bazuar në suksesin, përkushtimin dhe sjelljen e tyre shembullore gjatë vitit shkollor.
Përzgjedhja ka qenë mjaft e vështirë për shkak të konkurrencës së madhe dhe nivelit të lartë të arritjeve të shumë nxënësve.
Klasa VI:
* Hajrije Marmullaku (6/1)
* Urata Sylejmani (6/2)
Klasa VII:
* Morea Koca (7/1)
* Nina Xhaferi (7/1)
Klasa VIII:
* Bora Rama (8/3)
* Zana Bardhi (8/4)
Klasa IX:
* Ylli Zhitia (9/1)
* Urt Nahi (9/2)
Me këtë rast, menaxhmenti i shkollës ndau mirënjohje për nxënësit e shpallur “Nxënës të Vitit”, në shenjë vlerësimi për suksesin, përkushtimin dhe sjelljen e tyre shembullore.
Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit dhe kujdestarët e klasave, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë kontribuar në këto arritje.
Urime të përzemërta të gjithë nxënësve të vlerësuar dhe suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor! 🌟📚👏