Shkolla “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë shënon 22-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë ka shënuar 22-vjetorin e themelimit.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet festiv ishte i pranishëm edhe Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

22-vjetori i themelimit të shkollës “Xhemail Mustafa” 🎓

Me rastin e Ditës së Shkollës, shënuam me krenari 22-vjetorin e themelimit të shkollës “Xhemail Mustafa” – një rrugëtim i gjatë i përkushtimit, dijes dhe edukimit të brezave të rinj 📚✨

- Advertisement - m2

Në këtë aktivitet festiv ishte i pranishëm edhe Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini.

Programi artistik u pasurua me këndim 🎶, vallëzim 💃, recitime 📖 dhe interpretime instrumentale 🎼 nga nxënësit e ciklit fillor (I–V) dhe atij të mesëm të ulët (VI–IX), duke dëshmuar talentin dhe përkushtimin e tyre 🌟

Gjatë këtij aktiviteti, drejtori i shkollës ndau mirënjohje për:

* Kryetarin e prindërve, Valon Gurguri

* Donatorin dhe prindin e shkollës, Arsim Kabashi

* Nxënësin me rezultate të shkëlqyera në matematikë në garat komunale, Siylli Berisha
* Mësuesen e dalluar, Kadrije Reçica

Për 22 vite, shkolla jonë ka qenë një vatër e rëndësishme e dijes dhe edukimit, duke formuar gjenerata të shumta nxënësish dhe duke kontribuar në zhvillimin e shoqërisë sonë 🎓💙
Falënderojmë përzemërsisht stafin e shkollës për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm, nxënësit për energjinë dhe sukseset e tyre, si dhe prindërit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme 🤝👏
Urime Dita e Shkollës! 🎉

1 11

2 6

683466050 1837674700894382 8534598443109550649 n

3 4

5 2