Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë shënon 20-vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Përveç programit për këtë ditë, u ndanë mirënjohje për mësimdhënësit pensionistë për kontributin e pashoq që dhanë për shkollën.

- Advertisement - M1

FB IMG 1714146751127 FB IMG 1714146740514 FB IMG 1714146730111 FB IMG 1714146723206

FB IMG 1714146816887

Njoftimi:

- Advertisement - m2

“Arsimimi hap dyert e mbyllura.”

🎊Nën këtë moto, shënuam Ditën e Shkollës, njëkohësisht dhe 20-vjetorin e themelimit të saj.

👩🏻‍🤝‍👨🏼Me vallëzime tradicionale e ritmike, këndime e recitime kushtuar personalitetit të shquar që mban emrin shkolla jonë, Xhemail Mustafa, e deri te prezantimi i punës që bëhet në shkollën tonë, u përcoll dita festive për të shënuar 20 vjetorin e themelimit.

👩🏻‍🏫👨🏻‍🏫Përveç programit për këtë ditë, ndamë mirënjohje për mësimdhënësit pensionistë për kontributin e pashoq që dhanë në shkollën tonë, nderuam familjen e të madhit Xhemail Mustafa dhe falënderuam ish drejtorin e shkollës sonë z.Qazim Çeta për kontributin e dhënë ndër vite.

🧑🏻‍💻Gjithashtu, klubet e nxënësve nga secila lëndë mësimore prezantuan para mysafirëve të ftuar si dhe përfaqësuesve të DKA-së punën e tyre teorike e praktike në lëndën përkatëse.

👏🏻Falënderime të përzemërta të gjithë brezave që ishin pjesë e shkollës sonë, mësimdhënësve pensionistë, mësueseve klasore, arsimtarëve lëndorë stafit teknik, prindërve dhe gjithë atyre që çdo ditë i japin më të mirën e tyre institucionit tonë edukativo-arsimor që sukseset të mos i mungojnë.

🎉Gëzuar 20-vjetorin!