Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë pajiset me banka dhe karrige të reja për çdo nxënës

- Advertisement -

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka pajisur shkollën “Xhemail Mustafa” me banka dhe karrige të reja për çdo nxënës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Investimi i radhës nga DKA e Komunës së Prishtinës!

Shkolla jonë “Xhemail Mustafa” është pajisur sot me banka dhe karrige të reja për çdo nxënës, duke mundësuar mësim në kushte bashkëkohore dhe në përputhje me kërkesat e kohës.

Ky investim i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës është një hap i madh drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe krijimit të një mjedisi më të favorshëm për të ardhmen e nxënësve tanë.

- Advertisement -

Faleminderit për përkushtimin dhe kontributin e çmuar në përmirësimin e shkollave tona!