Shkolla “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë u drejtohet prindërve: Bashkëpunimi çelës i suksesit të fëmijëve

- Advertisement5 -

Shkolla fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë ka publikuar një njoftim drejtuar prindërve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet familjes dhe shkollës në arritjen e rezultateve më të mira në mësim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në mesazhin e saj, drejtoria e shkollës nënvizon se përkrahja aktive e prindërve është thelbësore për zhvillimin akademik dhe personal të fëmijëve, duke i ftuar ata të angazhohen më shumë në procesin edukativo-arsimor dhe në aktivitetet shkollore.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla:

PRINDËR TË NDERUAR,
Fëmijët e suksesshëm në shkollë janë më të përgatitur për jetë. Që fëmijët tuaj të arrijnë sukses në mësim, ata kanë nevojë për përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Roli i prindërve në procesin mësimor:

- Advertisement - m2

Prindërit kanë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e fëmijëve të tyre.

Për këtë arsye, është e nevojshme që ata:

• Të sigurojnë frekuentim të rregullt të shkollës nga fëmijët;

• Të kontribuojnë në organizimin e aktiviteteve shkollë–prindër–nxënës;

• Të njihen me programin mësimor dhe përmbajtjen që mësojnë fëmijët;

• Të kuptojnë funksionimin e sistemit arsimor në Kosovë;

• Të informohen për mundësitë që kanë për të ndihmuar fëmijën e tyre;

• Të njohin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si prindër;

• Të jenë të vetëdijshëm për pritshmëritë e mësuesve ndaj nxënësve;

• Të njohin format dhe mënyrat e bashkëpunimit që ofron shkolla;

• Të ndihmojnë mësuesit për ta njohur më mirë fëmijën;

• Të bashkëpunojnë me mësuesit për të kuptuar më mirë pritshmëritë reciproke.

Format e bashkëpunimit shkollë–prindër:

Shkolla ofron forma të ndryshme bashkëpunimi për të forcuar komunikimin dhe përfshirjen e prindërve:

1. Vizita paraprake të prindërve në shkollë;

2. Takime orientuese;

3. Takime të shkurtra sipas orarit të caktuar;

4. Komunikim përmes thirrjeve telefonike;

5. Takime individuale prindër–mësues;

6. Letrat informuese;

7. Manuali i shkollës;

8. Tabela e njoftimeve;

9. Kutia e sugjerimeve;

10. Mbledhjet me prindër;

11. Aktivitetet jashtëmësimore të nxënësve;

12. Komunikimi përmes adresës elektronike të shkollës.

Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shkollës dhe prindërve është çelësi i suksesit të nxënësve.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,

Drejtoresha e shkollës:
Syndyze Loxha
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët
“Vaso Pashë Shkodrani” – Pejë