Shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan zë vendin e parë për praktikat më të suksesshme në mësimdhënie, me mësimdhënësen Mirlinda Bunjaku

- Advertisement5 -

Me një ceremoni përmbyllëse është mbyllur me sukses nisma “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe nxënie”, në kuadër të së cilës u vlerësua përkushtimi dhe puna e mësimdhënësve gjatë një rrugëtimi pesëmujor.

- paragrafi 1 -

Në këtë aktivitet, Shkolla “Thimi Mitko” në Gjilan është renditur në vendin e parë për praktikat më të suksesshme në mësimdhënie, falë angazhimit dhe profesionalizmit të mësimdhënëses Mirlinda Bunjaku, shkruan AlbanainEducation.net.

- Advertisement - M1

Nga organizatorët u theksua se ky sukses paraqet dëshmi të punës cilësore dhe përkushtimit të vazhdueshëm në procesin mësimor.

Po ashtu, u bë e ditur se kjo nismë do të vazhdojë si aktivitet vjetor, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional, me synim ngritjen e cilësisë në arsim.