Shkolla “Tefik Çanga”, në Ferizaj takime të rregullta me aktivetet profesionale – fokus cilësia në arsim

- Advertisement5 -

Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj janë zhvilluar në mënyrë të rregullt takime me aktivet profesionale, të organizuara dhe të koordinuara nga pedagogia e shkollës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe avancimit të vazhdueshëm të cilësisë së procesit edukativo-arsimor.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, këto takime kanë shërbyer si platformë për shkëmbimin e përvojave profesionale, diskutimin e sfidave në mësimdhënie, si dhe harmonizimin e metodave bashkëkohore të punës në klasë.

- Advertisement - M1

Nga drejtuesit e institucionit vlerësohet se koordinimi i rregullt ndërmjet aktiveve profesionale ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e performancës së stafit arsimor dhe në krijimin e një ambienti më cilësor për nxënësit.

Shkolla “Tefik Çanga” vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të standardeve arsimore në shkollë.