Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj ka shënuar sot ditën e saj.
Për nder të Ditës së Shkollës u botua edhe revista “Flatrat” e redaktuar nga bibliotekistja Lumturie Muhaxheri.
Postimi i shkollës:
Shkolla jonë sot shënoi përvjetorin, në një ambient shumë të këndshëm me praninë e një numri të madh të nxënësve, prindërve, kolegëve dhe mysafirëve.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori Ali Luzha, i cili foli për historikun e shkollës. Me mirënjohje u nderuan mësimdhënësit dhe nxënësit më të dalluar. Pastaj programi kaloi në duart e më të mirëve, nxënësve, të cilët shkëlqyen në poezi, këngë e aktrim.
Për mbarëvajtjen e programit u kujdesën mësimdhënësit: Alban Metushi, Jetmir Ibishi e Zyhrije Shabani.
Për nder të Ditës së Shkollës u botua edhe revista “Flatrat” e redaktuar nga bibliotekistja Lumturie Muhaxheri.
Gëzuar Ditën e Shkollës!
Na prifshin sukseset!