Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj – orë letrare të veçantë për Ditën e Mësuesit

- Advertisement5 -

Shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj ka organizuar një orë letrare të veçantë, për 7-8 mars, të përgatitur me shumë përkushtim dhe dashuri nga nxënësit dhe mësimdhënësit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Drejtoresha e shkollës, Sueda Jusufi, theksoi dhe vlerësoi punën e palodhur dhe përkushtimin e mësimdhënësve në edukimin e gjeneratave të reja.

- Advertisement - M1

Postimi nga shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj:

Në kuadër të festave të 7 dhe 8 Marsit, në shkollën tonë u organizua një orë letrare e veçantë, e përgatitur me shumë përkushtim dhe dashuri nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Programi u shoqërua me tinguj të ëmbël muzikorë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, festive dhe plot emocion.

- Advertisement - m2

Nxënësit interpretuan me ndjenjë poezi dhe mesazhe mirënjohjeje për heroin Adem Jashari, për mësuesit dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, si dhe për dashurinë e pakushtëzuar ndaj nënës.

Fjalën përshëndetëse e mbajti drejtoresha e shkollës, Sueda Jusufi, e cila theksoi dhe vlerësoi punën e palodhur dhe përkushtimin e mësimdhënësve në edukimin e gjeneratave të reja.

Në këtë aktivitet u bë edhe përzgjedhja e mësimdhënësit më të mirë. Me shumë respekt dhe mirënjohje, ky vlerësim iu nda mësimdhënësit Hazbi Loku.

Organizatorë të kësaj ore letrare ishin Jetmir Ibishi, Lumturie Muhaxheri dhe Alban Metushi, të cilët me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre bënë të mundur realizimin e këtij aktiviteti të bukur dhe domethënës.

Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që kontribuan në realizimin e kësaj ore letrare kaq të veçantë.

URIME TË GJITHËVE FESTAT E 7 DHE 8 MARSIT!