Shkolla “Tefik Çanga”, në Ferizaj e nisi gjysmëvjetorin e ri me staf të ri dhe energji të re, shkruan AlbanianEducation.net.
Tashmë kjo shkollë do të udhëhiqet nga drejtoresha Sueda Jusufi dhe zëvendësdrejtoresha Donika Rexhepi.
Njoftimi i shkollës:
Fillim i mbarë i gjysmëvjetorit të dytë në Shkollën “Tefik Çanga”
Shkolla “Tefik Çanga”, me staf të ri dhe energji të re, e nisi me sukses gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor.
Pas pushimit dimëror, sot shkolla ishte plotësisht e gatshme të hapte dyert për nxënësit. Falë angazhimit dhe punës me përkushtim të stafit administrativ dhe stafit teknik, të gjitha përgatitjet u realizuan me kohë. Pavarësisht motit të ftohtë, ngrohja dhe pastërtia e ambientit shkollor ishin në nivel të kënaqshëm.
Urojmë që ky gjysmëvjetor të jetë i suksesshëm për nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin shkollor!
📸 Në foto: Drejtorja Sueda Jusufi dhe Zëvendësdrejtorja Donika Rexhepi