Shkolla “Skender Çeku” në fshatin Qyshk merr një vendim të rëndësishëm

- Advertisement5 -

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Skender Çeku” në fshatin Qyshk të Komunës së Pejës ka marrë vendim për ndalimin e mbajtjes së telefonave mobilë gjatë qëndrimit të nxënësve në ambientet shkollore, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga drejtoria e shkollës, çdo nxënës është i obliguar që telefonin mobil ta dorëzojë në dollapin e caktuar në hyrje të shkollës, para fillimit të procesit mësimor.

- Advertisement - M1

Vendimi synon rritjen e disiplinës dhe përmirësimin e përqendrimit të nxënësve gjatë mësimit.

“Në rast se një nxënës nuk e dorëzon telefonin dhe kapet me të brenda ambienteve të shkollës, pajisja do t’i merret dhe nuk do t’i kthehet deri në fund të vitit shkollor.

“Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit e shkollës. Drejtoria e shkollës u bën thirrje nxënësve dhe prindërve për bashkëpunim dhe respektim të rregullores së re”, thuhet në njoftim.

- Advertisement - m2

627678634 1537033288423452 5060220363299853949 n