Shkolla shqipe së shpejti hapen edhe në Konstanz dhe Singen të Gjermanisë

- Advertisement5 -

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka paralajmëruar hapjen e shkollave shqipe në qytetet Konstanz dhe Singen të Gjermanisë.

- paragrafi 1 -

Procesi mësimor do të zhvillohet në ambiente të shkollave publike dhe do të jetë i hapur për të gjithë fëmijët me prejardhje shqiptare, pa dallim.

- Advertisement -

Konsullata u bën thirrje prindërve dhe bashkatdhetarëve në Konstanz dhe Singen që të mbështesin këtë iniciativë, duke u angazhuar aktivisht në regjistrimin e fëmijëve dhe në ndërtimin e një baze të qëndrueshme për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

- Advertisement -

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për një iniciativë të rëndësishme për komunitetin tonë: hapjen e Shkollave Shqipe në Konstanz dhe Singen!

Kjo nismë realizohet në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart dhe komunitetin shqiptar në këto qytete, me qëllimruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës tonë kombëtare ndër brezat e rinj.

Mësimi do të zhvillohet në shkolla publike dhe është i hapur për të gjithë fëmijët shqiptarë që dëshirojnë të mësojnë, të ruajnë dhe të zhvillojnë njohuritë e tyre në gjuhën amtare.
Ftojmë të gjithë prindërit dhe bashkatdhetarët në Konstanz dhe Singen të bëhen pjesë aktive e kësaj nisme:

* Regjistroni fëmijët tuaj

* Dhuroni kohën dhe mbështetjen tuaj për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar ndër brezat e rinj

Po ashtu, nëse keni përvojë si mësues dhe dëshironi të kontribuoni, ju inkurajojmë të na kontaktoni!

📞 Ferdinand Berisha: +49 176 65090240
📧 Email: [email protected]
Le ta mbajmë gjallë gjuhën dhe kulturën tonë në zemër të diasporës! 🇽🇰🇦🇱📚