Shkolla Shqipe” në Zvicër shpall konkurs për mësues në të gjitha kantonet

- Advertisement -

Nisur nga kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, në të gjitha kantonet e Zvicrës, si psh. Baselland, Bernë, Schwyz, Zug, Thurgau, Solothurn, Glarus, Appenzel, Tessin, Zyrih etj.

Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:

- Advertisement -

a) Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,

b) Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,

c) Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në institucionet arsimore. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.

- Advertisement -

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:

Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)

Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi

Diploma (Kopje)

Vërtetimet e përvojës së punës

Lejeqëndrimi në Zvicër

Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)

Mënyrat e dorëzimet të dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:

a) Në adresën postare: Oberlandstrasse 70, 8610 Uster, “Shkolla Shqipe” në Zvicër,
ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF

b) Në adresën elektronike (e-mail) të “Shkollës Shqipe”: [email protected]

c) Për çdo paqartësi mund të kontaktoni Koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, Dr.Vaxhid Sejdiun, në nr. e telefonit: 076 321 26 94

Afati i Aplikimit është i hapur nga data 5 korrik deri më 20 gusht 2023