E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Shkolla Shqipe” në Zvicër hap klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

- Advertisement1-

Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër (që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe të përfshijmë sa më shumë nxënës në orët mësimore të gjuhës amtare) gjithnjë e më tepër jo vetëm që po bëhet realitet, por edhe është shembulli më i mirë, që duhet ndjekur nga të gjithë.

E kush më mirë se mësimi në shkolla mund të na e ruajë gjuhën e kulturën shqiptare! Në kuptimin e kësaj që e thamë, po veprojmë e punojmë me përkushtim, si mësimdhënës të gjuhës shqipe, këtu në mërgim, ndaj po i hapim sa më shumë dyert e shkollave për mësimin e gjuhës sonë. Kështu edhe të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45.

- Advertisement -

Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia ( edhe pse janë larg atdheut) që ta mësojnë gjuhën e nënës.

Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani, Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë. Vlen të përmendet, se më të gëzuarit në këtë ditë, kur edhe i filluam orët mësimore në gjuhën shqipe, ishin prindërit, të cilët i sollën fëmijët e tyre në oborrin e shkollës. Ata premtuan që do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe.

Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë: shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu këta fëmijë do të kenë mundësi të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe.

Nxënësit e «Shkollës Shqipe» në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut, tani më kanë filluar me orët mësimore në gjuhën shqipe.
Mësimi i mirë i gjuhës shqipe është detyrë e secilit shqiptar që e do vendin e tij, kulturën e tij dhe zanafillën e tij! Ndaj poeti ynë i madh, bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri te vepra e tij për nxënësit shqiptarë: “Mësime” ka shkruar kështu:

“Gjuha e bashkon kombin, e ndriçon, e nxjerrë nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijen e të njohurit i lulëzon, vëllazërinë shton e miqësinë e shumon.”

Nga Vaxhid Sejdiu

- Advertisement -rrrrrrr

/Diasporashqiptar

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kërkohet ndihmë për nxënësit në Shkollën Shqipe në Gjenevë

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për...

Hapet shkolla shqipe në komunën Saxon të Zvicrës

Hapja e shkollave shqipe Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë...

Hapet shkolla shqipe në Londër, mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqip

Në Londër të Britanisë së Madhe është hapur një shkollë shqipe. Ministri i Shtetit për...

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...