Shkolla Shqipe në Zvicër hap dhe një klasë të re në Kantonin e Bernës

- Advertisement -

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, ka hapur edhe një klasë të re në Kantonin e Bernës.

- paragrafi 1 -

Me dëshirën maksimale të mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të diasporës, kësaj here në Krichberg të Bernës u hap një klasë e re e gjuhës shqipe.

- Advertisement -

Deri tani, në kuadër të Shkollës Shqipe dhe me mbështetjen e Ambasadës së RSH-së në Zvicër, janë hapur dhjetëra klasa në mbarë Zvicrën, ku po mësojnë gjuhën, kulturën e traditat shqiptare qindra nxënës të diasporës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.