Duke qenë se pushimet e vjeshtës mbaruan, “Shkolla shqipe” në Zvicër fton prindërit shqiptarë që t`u drejtohen pikave shkollore në mbarë Zvicrën, sepse dyert e shkollave shqipe presin fëmijët e tyre që ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën e nënës – gjuhën shqipe.
Njoftimi i plotë:
“Pushimet e vjeshtës kaluan dhe përsëri nxënësit e të gjitha shkollave në mbarë Zvicrën janë kthyer mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Nga Kantoni i Valisit në kantonin e Thurgaut dhe nga Baseli në Grabünden, fëmijët shqiptarë nga e hëna deri ditën e shtunë, pothuajse gjatë gjithë javës kanë mundësi t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare, ta ruajnë dhe ta mësojnë sa më mirë gjuhën shqipe.
Tremujorin e parë e mbyllëm mes suksese me një rritje të vazhdueshme të pikave shkollore pothuajse në të gjitha kantonet e Zvicrës dhe një me interesim më të lartë të prindërve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.
Prandaj, edhe një herë ju ftojmë që t`i regjistroni fëmijët tuaj në orët mësimore në gjuhën shqipe. Ne jemi aty ku jeni ju, ku ju banoni.
Mjafton një mesazh në numrin e telefonit kujdestar 076 321 26 94 apo një emal në emalin e “Shkollës shqipe”, [email protected] dhe ne ju kontaktojmë.
“Bashkimi bën fuqinë”. Së bashku në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare!”