Shkolla shqipe “Iliriada” në Antwerpen në Belgjikë ka shpallur thirrjen për regjistrimin e nxënësve për vitin e ri shkollor 2025-2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Regjistrimet mund të bëhet online, ndërsa mësimi fillon më7 shtator.
Njoftimi i plotë i shkollës:
THIRRJE PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE – VITI SHKOLLOR 2025-2026
📝 Shkolla shqipe “ILIRIADA” në Antwerpen dhe rrethinë.
Të dashur prindër dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Antwerpen dhe zonat përreth,
Shkolla shqipe “ILIRIADA” hap regjistrimet për vitin e ri shkollor 2025-2026 për të gjithë fëmijët e moshës shkollore që dëshirojnë të mësojnë gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.
🎯 Qëllimi ynë është të ruajmë dhe forcojmë identitetin kombëtar tek fëmijët tanë që rriten në diasporë.
📌 Ofrohet mësim në këto lëndë:
• Gjuha shqipe (shkrim, lexim, gramatikë)
• Letërsi dhe histori shqiptare
• Kultura dhe traditat shqiptare.
🗓️ Mësimi fillon më 7 shtator 2025
📍 Vendndodhja: Ten Ekhovenlei 21
2100 Antwerpen
📬 Regjistrimet janë të hapura që tani online në linkun si më poshtë :
kliko: https://form.jotform.com/251443283563356…
🔗 Për regjistrim dhe më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni në:
📞 Gsm: 0494 71 57 51
📧 email: [email protected]
💬 Ose na shkruani në Facebook – fanpage: ILIRIADA
👧🧒 Mos e humbisni mundësinë që fëmijët tuaj të lidhen me rrënjët dhe gjuhën amtare!
Me respekt,
Stafi i Shkollës Shqipe “ILIRIADA” – Antwerpen