E shtunë, 21 Shtator, 2024

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

- Advertisement1-

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për vitin akademik 2024-2025.

Është krenari dhe Mision Kombëtar të vazhdosh mësimin shqip nëpër Nju Jork, e konkretisht prej kaq vitesh të jesh pranë Brooklynit qytetit më të madh të Nju Jorkut prej afro 3 milion banorësh.

- Advertisement -

Tek dera e hyrjes i mirëprisnin zQemal Zylo themelues dhe drejtor i TV dhe shkollave shqipe, mësueset Fatlinda Bajcinca Gashi dhe Kozeta Zylo të licensuara nga shteti amë dhe te integruara në arsimin amerikan.

Mungonte mësuese Rozeta Hyseni për arsye të forta dhe disa nxënës të tjerë që prindërit e tyre janë duke rregulluar oraret për aktivitetet e tjera, por shumë prej tyre prioritet kanë shkollat Shqipe “Alba Life”.

Dita e parë e shkollës kudo në botë është emocionante, e magjishme, me vështiësitë e veta, por mbahet mend perjetësisht nga ata që ulen pranë këtyre bangave në shkollën publike amerikane sidomos, kur vijnë për herë të parë.

Me emocion u mirëpritën nxënëset e reja si Emma, Sophia, Ema, Albini, Ariella etj. Ndonëse kishte ndonjë prej tyre që derdhte pikëzën e lotit për të ardhur pranë klasave, nuk ndaheshin dot nga mami, përsëri duke pasur një pervojë jetesore në arsim midis dy kontinenteve jam konfidente se herën tjetër ata vinë me shumë dëshirë dhe mezi e presin shkollën shqipe. Kjo ndodh në se mësueset jua bëjnë orën interesante, I lidhin me njeri tjetrin, por mbi të gjitha ju falin dashurinë e zemrës.

Prindërit i sjellin pranë kësaj shkolle prestigjioze për të mësuar Gjuhën Shqipe, historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme.

Ndonëse për ne si themelues dhe mësues vështirësitë janë të panumërta, që me sigurimin e nxënësve, ardhjen e nxënësve të rinj, bisedimet me prindërit për t’i sjellë fëmijët e tyre pranë shkollave, sigurimin e librave, sjelljen e tyre nga Tirana, marrjen e mjediseve në shkollat publike, pasi filozofia jonë e drejtimit ka qenë: “Shkolla do shkollë, mjedis shkolle dhe jo gjithëfarë mjedisesh të tjera”.

- Advertisement -rrrrrrr

Në klasën e më të rriturve të mësuese Fatlindës një mësuese profesioniste, e dashur dhe e përkushtuar mësimi filloi me Himnin Kombëtar dhe më vonë u përshëndet dhe me vallen e Drenicës, ku më duhet të shtoj se na mungoi Blenda Shehu për të qenë pranë tyre e cila ishte asistente pranë kësaj shkolle dhe ka bashkëpunuar fort me mësuesen. I urojmë Blendës suksese në Universitet dhe ne ndihemi tejet krenar me arritjen e saj. Mamaja e Blendës Adelina përcolli mesazhin e saj se i mungonte shumë kjo ditë, por shpresojmë të marr pjesë përsëri në semestrin e dytë në se i krijohet mundësia nga studimet.

Në klasën e më të vegjëlve të cilët i kishja unë këtë radhë shumë interesant ishte kur asistentja ime Sara pasi i përshëndeti nxënësit iu tha se: Unë kam qenë në këtë shkollë me vite të tëra ja e fillova shkollën në moshen tuaj, por tani jam asistente e mësuese Kozetës, pasi i jam shumë mirënjohëse që mësova shqip këtu në këtë shkollë. Ata e dëgjonin gjithë kurreshti, ndërsa unë i pyeta: Kur të rriteni keni dëshirë të vini si Sara asistente? – Të gjithë nxënësit me sytë që iu ndrinin si Agnezia, Era, Artiana, Isabela, Bela, Emma, Sophia, Ema, Ariella, ngritën dorën dhe thanë se ne do të vimë këtu.

I dëgjoja, flisja, ëndërroja, mësonim së bashku Alfabetin Shqip dhe natyrisht mënyra e vetme për të zhvilluar një vend më të fortë dhe më të mirë është në se e njohim veten nëpërmjet gjuhës amtare.

Këta nxënës meritojnë shumë e më shumë, në se Rilindasit e mëdhenj do të ishin gjallë ata do të bënin plane dhe projekte të mëdha për nxënësit dhe Shkollat Shqipe, natyrshëm ata ngelen frymëzues dhe ne vazhdojmë me të gjitha mundësitë tona mësimet e tyre të shenjta si me thënien e Sami Frashërit: “Mrodhësi e shkronjave shqip, është vdekje për armikët e kombësisë sonë, sepse një komb jeton përjetësisht vetëm me gjuhën e tij”.

Dita e parë e shkollës ishte plot me dritëza perëndie, dritëza shqip që të motivon për ta vazhduar Misionin Kombëtar që tashmë hymë në vitin e 18-të pa u ndalur. /diasporashqiptare.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...

Mitrovicë, njohës të arsimit propozojnë që lënda “Edukimi për Paqe” të jetë e integruar në kurrikulat shkollore

Një diskutim i organizuar nga rrjeti i organizatave të shoqërisë civile bashkoi rektorë, profesorë...