Shkolla “Shkëndija” në Hajvali ka marrëpjesënë Javën Ndërkombëtare të Parasë 2025.
Nxënesit Klea Pacolli dhe Alina Buzuku, janë vlerësuar për punimet e tyre artistike dhe janë shpërblyer me nga 100 euro, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Shkolla jonë ka qenë pjesë aktive e aktiviteteve të organizuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë 2025, e cila këtë vit zhvillohet nën moton “Mendo para se të klikosh, për një siguri financiare nesër.”
Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se nxënësit tanë të talentuar, Klea Pacolli dhe Alina Buzuku, janë vlerësuar për punimet e tyre artistike dhe janë shpërblyer me nga 100 euro secili.
Ky sukses dëshmon jo vetëm aftësitë e tyre krijuese, por edhe angazhimin e tyre në përvetësimin e koncepteve të edukimit financiar.
Gjithashtu, falenderojmë Qëndresa Sopi për mbështetjen dhe motivimin e palodhshëm që u ka ofruar nxënësve gjatë këtij procesi kreativ.
Ky aktivitet paraqet një mundësi të rëndësishme për ngritjen e vetëdijes mbi menaxhimin e financave personale tek të rinjtë, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture të përgjegjshme dhe të qëndrueshme financiare.