Shkolla “Shkëndija” në Hajvali pranon donacion materiale shkollore në vlerë 5 mijë euro

- Advertisement -

Shkolla “Shkëndija” në Hajvali ka njoftuar se ka pranuar materiale në vlerë prej rreth 5,000 € nga projekti “Edukimi Mjedisor”, i cili mbështetet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) si dhe Peace Corps nën udhëheqjen e Birgid Niedenzu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se ky kontribut nuk është thjesht një investim në pajisje, por një gur themeli në rrugën tonë për të ndërtuar një shkollë ku mësimdhënia dhe mësimnxënia lidhen ngushtë me dashurinë për natyrën dhe përgjegjësinë ndaj saj.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Shtatori po nis me risi, energji të reja dhe mbështetje për SHFMU “Shkendija” – Hajvali!

Shkolla jonë ka pasur kënaqësinë të pranojë materiale në vlerë prej rreth 5,000 € nga projekti “Edukimi Mjedisor”, i cili mbështetet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) si dhe Peace Corps nën udhëheqjen e Birgid Niedenzu.

- Advertisement -

Ky kontribut i jashtëzakonshëm nuk është thjesht një investim në pajisje, por një gur themeli në rrugën tonë për të ndërtuar një shkollë ku mësimdhënia dhe mësimnxënia lidhen ngushtë me dashurinë për natyrën dhe përgjegjësinë ndaj saj.

Një falënderim i veçantë për Peace Corps, të cilët me përkushtimin, bashkëpunimin dhe energjinë e tyre pozitive, sjellin frymë të re dhe ndikim të qëndrueshëm në shkollën tonë.

Drejtoria e shkollës “Shkendija” shpreh mirënjohje të thellë për këtë mbështetje , e cila përmirëson kushtet e punës në klasë, por edhe i jep krahë vizionit tonë për një shkollë moderne, gjithëpërfshirëse dhe me ndjeshmëri mjedisore.

🌱📚 Falë këtij kontributi, nxënësit tanë do të kenë mundësi të mësojnë duke jetuar përvojën, brenda dhe jashtë klasës, duke u rritur si qytetarë të përgjegjshëm që e shohin të ardhmen e tyre të gjelbër dhe të qëndrueshme.