Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj organizon një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së UÇK-së

- Advertisement -

Shkolla “Shaban Jashari”, në Skenderaj sot ka organizuar një sërë aktivitetesh për nder të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditës së Mësuesit, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Për nder të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ditës së Mësuesit, në shkollën tonë u organizuan një sërë aktivitetesh për t’i kujtuar këto ditë të rëndësishme për ne kombin tonë, e për Kosovën e Drenicën në veçanti.

Për ta kujtuar sakrificën shekullore të shqiptarëve në shekuj e veçanërisht flijimin e pashembullt të familjes Jashari, në orën e parë të mësimit veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ligjëruan për Epopenë e UÇK-së.

Në të gjitha klasat u mbajtën aktivitete të ndryshme kulturore e performanca artistike në nderim të atyre që dhanë më të shtrenjtën e më shenjtën për atë që po e jetojmë ne sot, për lirinë.

- Advertisement -

Përmes këtyre aktiviteteve, ne mëtojmë ta ruajmë trashëgiminë tonë të shenjtë e të lavdishme. Duke nderuar të kaluarën e brezave që shkuan, ne do ta ndërtojmë të ardhmen brezave që do të vijnë.

Lavdi e përjetshme për familjen e bacës Shaban Jashari, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla jonë!