Në kuadër të përmirësimit të kushteve infrastrukturore dhe mjedisit mësimor, shkolla fillore “Shaban Golaj” në Lipovec është pajisur me perde të reja në të gjitha klasat dhe ambientet e tjera të brendshme të shkollës.
Kjo iniciativë u realizua me kërkesë të Drejtorisë së shkollës, ndërsa mbështetja financiare dhe logjistike u ofrua nga Komuna e Gjakovës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.
Sipas përfaqësuesve të shkollës, kjo ndërhyrje e vogël në pamje të parë, ka ndikim të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm, më të ngrohtë dhe më të përqendruar për nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Përkujdesja ndaj ambientit mësimor është pjesë e pandashme e misionit tonë arsimor. Falënderojmë Komunën e Gjakovës dhe Drejtorinë e Arsimit për përkrahjen e vazhdueshme,” u shpreh drejtori i shkollës.