E diel, 23 Shkurt, 2025

Shkolla “Sezai Surroi” në Bujanoc zë vendin e dytë në Serbi

- Advertisement1-

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka fituar vendin e dytë në Serbi në projektin e përbashkët të UNHCR-së dhe Ministrisë së Arsimit “Në patikat e tyre”, i cili është realizuar gjatë shtatë muajve të fundit. 

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Vendi i dytë për ekipin e shkollës sonë

Në projektin e përbashkët të UNHCR-së dhe Ministrisë së arsimit “Në patikat e tyre”, I cili gjatë shtatë muajve të fundit është realizuar nëpër Sërbi, ekipi i shkollës sonë – nxënëset koordinatore Shejnaze Sabedini dhe Herolinda Demiri, klasa IV-2, dhe tani më studente, Blendina Hiseni dhe Rina Junuzi së bashku me koordinatoren -profesoreshën Jellena Rangjelloviq kanë zënë vendin e dytë.

Tinejxherat nga nëntë shkolla nga Sombori e deri në Bujanoc, kanë propozuar dhe kanë realizuar projekte në bashkësitë e veta lokale që në një masë të madhe lehtësojnë inkluzionin e refugjatëve në mjediset e reja.

Pas një analize të detajuar të projekteve të realizuara, juria ka vendosur që shpërblimin e dytë t’i ndaj shkollës sonë “Sezai Surroi”, e cila u dallua me planifikimin e një varg aktivitetesh, duke filluar nga organizimi i puntorisë lokale “Në patikat e tyre”, deri te organizimi i ores së përbashkët me moshatarët romë dhe sërbë dhe komunitetit refugjatë, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të refugjatëve me performancën në sheshine qytetit të Bujanocit, sajimit të doracakut të situatave gjuhësore që duhet t’i ndihmoj njerëzve të shpërngulur me dhunë nga Ukrajina.

Vendi i parë i takoj ekipit nga gjimnazi matematikor nga Beogradi, e vendi i tretë ekipit nga gjimnazi “Velko Petroviq” nga Sombori. Me këtë rast të rinjët treguan, që përkundër statistikave shqetësuese për rritjen e ksenofobisë, kanë empati dhe kuptojnë se me çfarë sfida ballafaqohen moshatarët e tyre të cilët janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Me këtë rast u ndanë edhe shpërblime rasti përfaqësuesve të ekipeve shkollore.
Nga shërbimi i shkollës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....