Shkolla “Selami Hallaçi” në bashkëpunim me ‘Teach For Kosova’ realizon projekt për edukimin klimatik

- Advertisement5 -

Shkolla “Selami Hallaçi”, në bashkëpunim me organizatën Teach For Kosova, po realizon një projekt të rëndësishëm për edukimin klimatik nga periudha tetor deri në mars me mësuese Dafinë Bajrami.

- paragrafi 1 -

Dje përmes lojës, fëmijët u angazhuan në mbledhjen e mbeturinave dhe u edukuan mbi rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të shisheve plastike, duke ndërtuar ndërgjegjësim për mbrojtjen e mjedisit që në moshë të vogël.

- Advertisement -

“Falënderojmë drejtorin e shkollës, mësimdhënësen Hatixhe Ahmeti dhe fëmijët  për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në realizimin e këtij projekti të vlefshëm”, thuhet në njoftimin e shkollës.

618343278 911062265202531 2387802001393591377 n