Shkolla “Rilindja” në fshatin Dritan të Drenasit ka shënuar me aktivitete Ditën e Alfabetit Shqip, një datë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për kombin tonë shkruan AlbanianEducation.net.
Nën udhëheqjen e mësimdhënëses Valmira Hajdari, nxënësit zhvilluan aktivitete të ndryshme që sollën në vëmendje punën e rilindasve tanë dhe vendimin historik të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, i cili unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Punimet me shkronja, ilustrimet dhe interpretimet e tyre pasqyruan bukurinë dhe rëndësinë e gjuhës shqipe.



Njoftimi i plotë:
Dita e Alfabetit Shqip në shkollën tonë
Në shkollën tonë u shënua me aktivitete të veçanta Dita e Alfabetit Shqip, një datë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për kombin tonë.
Nën udhëheqjen e mësimdhënëses Valmira Hajdari, nxënësit zhvilluan aktivitete të ndryshme që sollën në vëmendje punën e rilindasve tanë dhe vendimin historik të Kongresit të Manastirit të vitit 1908, i cili unifikoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Gjatë javës u organizuan prezantime, punime krijuese dhe aktivitete artistike, ku n8xënësit shfaqën talent, kreativitet dhe dashuri për gjuhën amtare.
Punimet me shkronja, ilustrimet dhe interpretimet e tyre pasqyruan bukurinë dhe rëndësinë e gjuhës shqipe.
Kjo ditë na kujtoi edhe një herë misionin e përbashkët që kemi të gjithë:
ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta transmetojmë gjuhën shqipe me krenari brez pas brezi.