Shkolla “Rilindja” në Dritan (Dobroshec) të Drenasit ka kujtuar nxënësin Sead N. Prenkun i cili 27 vite më parë ra në altarin e lirisë.
Në njoftim thuhet se ëndrrat dhe shpresat e tij u prenë mizorisht nga forcat e armatosura serbe, të cilat morën jetën e një të riu që ndoshta sot do të ishte mësimdhënës, mjek apo ushtar i Kosovës.
Shkolla “Rilindja” Dritan/Dobroshec/-Drenas:
Sot kujtojmë me dhimbje dhe krenari Sead N. Prenkun, nxënësin e shkollës sonë, i cili 27 vite më parë ra në altarin e lirisë.
Endrrat dhe shpresat e tij u prenë mizorisht nga forcat e armatosura serbe, të cilat morën jetën e një të riu që ndoshta sot do të ishte mësimdhënës, mjek apo ushtar i Kosovës.
Seadi u vra gjatë granatimeve të fshatit nga forcat çetnike, të cilat ishin të pozicionuara pikërisht në oborrin e shkollës sonë — një vend që për ne simbolizon dijen dhe të ardhmen, por që atëherë u shndërrua në dëshmi të dhimbjes e sakrificës.
Është e rëndë për secilin prej nesh si mësimdhënës, që të pranojmë se disa nga nxënësit tanë do të mungojnë përgjithmonë në bankat e shkollës.
Emrat e tyre mbeten të gdhendur në lapidarn e ngritur nga komunitieti në oborrin e shkollës son dhe në historinë e shkollës, si dëshmi e gjallë për gjeneratat që do vijnë — se liria është më e shtrenjtë se jeta vetë.
Lavdi të përjetshme të rënëve për liri!