Shkolla “Rilindja” në Dritan të Drenasit pasurohet me libra të rinj

- Advertisement -

Shkolla “Rilindja” në Dritan të Drenasit është pasuruar me libra të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Pasurimi i Bibliotekës së Shkollës me Libra të Rinj

Për bibliotekën e shkollës sonë, prindi i Almirit, Erinës dhe Emiri Mehmetit, z. Ramadan Mehmeti, dhuroi një numër të konsiderueshëm librash me tituj të ndryshëm dhe të larmishëm, duke përfshirë fusha si historia, demografia, politika, kultura dhe letërsia.

Drejtoria e shkollës, dhe në veçanti bibliotekisti z. Fatmir Shishani, e falënderojnë përzemërsisht z. Ramadan Mehmeti për këtë gjest fisnik, i cili kontribuon në pasurimin e bibliotekës sonë dhe në zgjerimin e horizontit të dijes për nxënësit tanë.
#Thënje

- Advertisement -