Shkolla “Rilindja” në Dobroshec të Drenas zgjedh nxënësit më të dalluar të vitit



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Rilindja” në Dritan/Dobroshec të Drenasit ka vlerësuar nxënësit më të dalluar të vitit shkollor 2025/2026, duke njohur suksesin, përkushtimin dhe sjelljen shembullore të tyre gjatë procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, nga secila gjeneratë janë përzgjedhur nxënësit që kanë shfaqur rezultate të larta në mësime dhe angazhim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit shkollor. Kandidatët janë nominuar nga mësimdhënësit dhe kujdestarët e klasave, bazuar në arritjet dhe sjelljen e tyre.

- Advertisement - M1

Në shenjë vlerësimi për suksesin e treguar, drejtoria e shkollës i ka shpërblyer nxënësit e dalluar me mirënjohje, duke inkurajuar vazhdimin e punës dhe përkushtimit edhe në të ardhmen.

Nga SHFMU “Rilindja” u shpreh krenaria për rezultatet e arritura nga nxënësit, ndërsa u përgëzuan të gjithë nxënësit për angazhimin e treguar gjatë vitit shkollor 2025/2026.

Drejtoria e shkollës u ka uruar të gjithë nxënësve suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre arsimor.

- Advertisement - m2

Shqip | English