E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkolla private HELLO në Gjilan organizon pritje madhështore për nxënësit e klasave të para

- Advertisement1-

Shkolla private  “Hello” në Gjilan ka mirëpritur klasat e para me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në HELLO klasën e parë do ta nisin 76 nxënës, shkruan AlbanianEducation.

- Advertisement -

Që të ndihen të gëzuar, shkolla HELLO organizoi një pritje të ngrohtë dhe madhështore, ku nxënësit u mirëpritën nga mësueset e tyre, ndërsa ju servuan ushqim dhe pije, që të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Me një organizim të tillë shkolla HELLO ka treguar se është një vend ideal që prindërit të ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre.

Njoftimi i shkollës:

Mirëpritja e klasëve të para

Dje ditë e shtunë me datë 30.08.2024 u bë pritja e 76 nxënësve që do të fillojnë klasën e parë, një udhëtim sa magjepës po aq edhe sfidues.

- Advertisement -rrrrrrr

Në pritjen e ngrohtë të katër mësueseve që do të punojnë me klasët e para, si dhe në përkrahjen e gjithë stafit pikërisht sot ku dita e shtune njihet që është ditë pushimi dhe muaji Gusht nuk është se njihet për fillimin e vitit të ri shkollor, ne si një familje e madhe pritëm në mënyrë madheshtore nxënësit që filluan një fazë shumë të rëndësishme të jetës.

Fëmijët ishin shumë kurioz t’i njihnin mësueset dhe shokët e tyre, mirëpo ne do ta mbajmë gjallë kuriozitetin gjithashtu për të mësuar çdo gjë që mund t’i nevoitet atyre.

Pas çdo fillimi të vitit shkollor po e shohim rezultatin që po korrim gjatë kohës që po punojmë me fëmijë, kjo nuk po e rritë vetëm numrin e nxënësve në shkollë, por, po e rritë pritshmërinë e prindërve ndaj shkollës. Andaj edhe këtë vit priten shumë rezultate, shumë punë dhe shumë aktivitet.

Ne jemi gati. Aq gati sa filluam dy ditë më herët…

Urime për nxënësit!
Urime për mësimdhënësit!
Urime për prindërit!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...