E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

- Advertisement1-

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për nder të Ditës së Flamurit. Në këtë aktivitet, nxënësit shfaqën krijimtari dhe përkushtim duke prezantuar poezi, këngë dhe valle që pasqyronin shpirtin e kësaj dite historike për kombin shqiptar.

Programi festiv përfshinte një performancë teatrale mbresëlënëse, që portretizonte sakrificat dhe krenarinë e heronjve tanë kombëtarë, si dhe një këndim të himnit kombëtar nga nxënësit, duke i dhënë evenimentit një atmosferë të veçantë festive dhe patriotike.

- Advertisement -

Ky aktivitet, që u mbajt në ambientet e shkollës, tërhoqi vëmendjen e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit, të cilët e përshëndetën me duartrokitje të ngrohta përpjekjen e nxënësve për të përcjellë mesazhe atdhedashurie dhe respekti për historinë.

 

Mësuesja Teutë Cakaj dhe nxënësit e saj dëshmuan edhe një herë se edukimi dhe krijimtaria janë çelësi për të ruajtur dhe transmetuar vlerat kombëtare brez pas brezi.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...