Shkolla “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë të Pejës është pajisur me roleta. Donacionin ia ka dhuruar kompania Alba Qeramika.
Shkolla thotë se ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më komod për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë.
Njoftimi i shkollës:
𝐃𝐎𝐍𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍 𝐈 𝐕𝐋𝐄𝐅𝐒𝐇𝐄̌𝐌 – 𝐊𝐋𝐀𝐒𝐀𝐓 𝐏𝐀𝐉𝐈𝐒𝐄𝐍 𝐌𝐄 𝐑𝐎𝐋𝐄𝐓𝐀
Shkolla jonë shpreh mirënjohjen e saj për kompanin 𝐀𝐥𝐛𝐚 𝐐𝐞𝐫𝐚𝐦𝐢𝐤𝐚, e cila mbështeti kërkesën e Drejtorisë së Shkollës duke dhuruar roleta për klasat e shkollës sonë.
Falënderojmë pronarët, z. Fisnik dhe Valdet Deçani, për gatishmërinë dhe kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Këshillit Drejtues të Shkollës, z. Burim Bytyqi, për angazhimin e tij në realizimin e këtij projekti.
Ky donacion do të ndikojë drejtpërdrejt në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më komod për nxënësit dhe stafin e shkollës sonë.


