Shkolla “Pjetër Bogdani” shpërndan certifikata për tri nxënëset më të suksesshme në Olimpiadën Kosovë – Shqipëri

- Advertisement -

Shkolla “Pjetër Bogdani” në Prishtinë ka shpërndarë certifikata për tri nxënëset më të suksesshme në Olimpiadën e përbashkët Kosovë – Shqipëri në nivel të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

📜Certifikata për tri nxënëset më të suksesshme në Olimpiadën e përbashkët Kosovë – Shqipëri në nivel të shkollës 🏫

✅️Me krenari dhe admirim, sot në shkollën tonë drejtori i shkollës ka ndarë certifikata për tri nxënëset më të suksesshme që na përfaqësuan denjësisht në Olimpiadën e përbashkët Kosovë – Shqipëri në Gjuhën Shqipe.

✍️📃Përkushtimi dhe puna e tyre e palodhshme u shpërblyen me rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar talentin dhe dijen e tyre në nivel shkollor.🏫

- Advertisement -

👏Urime të përzemërta për nxënëset tona të mrekullueshme: Mjalta Lezi, Hana Gashi dhe Hana Bucolli!

Suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre në nivel komunal!🔝