Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, në SHFMU “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u organizua një aktivitet simbolik, gjatë të cilit drejtoria e shkollës ndau mirënjohje për mësuesit dhe klasat që janë dalluar për përkushtimin dhe rezultatet e tyre gjatë procesit mësimor.
Në këtë ceremoni, drejtori i shkollës vlerësoi punën dhe angazhimin e mësuesve, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja. Mirënjohje të veçanta iu ndanë disa mësueseve për kontributin e tyre në procesin arsimor dhe përkushtimin në punën e përditshme.
Po ashtu, në kuadër të këtij aktiviteti u shpërblyen edhe klasat shembull, të cilat janë dalluar për sjellje të mirë, disiplinë dhe rezultate të mira në mësim.
Njoftimi i shkollës:
Me rastin e 7 Marsi – Dita e Mësuesit, në shkollën tonë u zhvillua ndarja e mirënjohjeve nga drejtori i shkollës, si një shenjë respekti dhe vlerësimi për përkushtimin në punë. 🎓📚
Në këtë ditë të veçantë u vlerësuan mësueset po ashtu, u shpërblyen edhe klasat shembull, që dallohen për sjelljen, disiplinën dhe rezultatet e tyre në mësim. 🌟🏫
Këto mirënjohje janë një motivim për të vazhduar rrugën e punës së palodhshme dhe për të ndërtuar çdo ditë një shkollë edhe më të suksesshme.
Urime dhe falënderime për të gjithë ata që kontribuojnë në krijimin e një ambienti të bukur dhe frymëzues për nxënësit tanë. 👏✨