Disa nxënës të shkollës fillore “Enver Hadri” të Smrekonicës së Vushtrrisë kanë pasur të vjella pasi në disa nga klasët që është mykur muri, janë vendosur materie të rrezikshme.
Kështu thotë kryetari i këtij fshati, Fidan Bejta, i cili thotë se shkolla edhe është mbyllur.
“Komuna ka vendosur që për largimin e mykut të përdorë materie të rrezikshme, veprim i cili pati pasoja për nxënës të kësaj shkolle të cilët patën humbje ndjenjash dhe të vjellura nga ererat e rënda”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Te dashur bashkefshatare, jemi tejet te shqetesuar me ngjarjen e fundit qe ka ndodhur ne shkollen tone “Enver Hadri”.
Komuna ka vendosur qe per largimin e mykut te perdore materie te rrezikshme, veprim i cili pati pasoja per nxenes te kesaj shkolle te cilet paten humbje ndjenjash dhe te vjellura nga ererat e renda.
Per kete arsye, shkolla eshte mbyllur dhe nuk do te hapet derisa te largohen keto erera dhe rreziku per nxenesit.
E denojme kete vendim nga komuna apo drejtoria e arsimit, dhe ju bejme thirrje te na sqarojne se si mund te marrin vendime te tilla, ku ka mundur te kete pasoja me te renda.
Shpresojme qe ngjarje te tilla te mos ndodhin asnjehere me.