E martë, 25 Shkurt, 2025

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë vazhdon të vërshohet nga ujërat e zeza

- Advertisement1-

Janë bërë katër muaj prej kur Komuna e Prishtinës pati premtuar që t’i japë zgjidhje problemit me vërshimin e oborrit të shkollës “Pavarësia” nga ujërat e zeza.

Por shkolla e nisi edhe këtë vit mësimor me problemin e vjetër. Prindër të nxënësve ankohen se me situatë të keqe përballen sa herë që ka të reshura të shiut, e në Komunë nuk u përgjigjën lidhur me problemin.

- Advertisement -

Ujërat e zeza e vërshojnë oborrin e shkollës fillore “Pavarësia” në Prishtinë, sa herë që ka të reshura shiu.

Për mbushjen e hapësirës me ujëra të zeza, që kullojnë nga pusetat e kanalizimit edhe për disa ditë pas ndaljes së reshjeve, prindër të disa prej nxënësve, që i vijojnë mësimet në këtë shkollë, kërkuan zgjidhje të shpejtë.

Ata u shprehën të shqetësuar se, me gjithë premtimet për sanimin e problemit, viti i ri shkollor ka nisur me problemin e vjetër.

“Problemi me ujërat e zeza, zakonisht shi kur po bjen po kemi problem, sidomos këtu te fillimi i hyrjes së shkollës. E kemi problem se dalin shumë në sipërfaqe, na pengon”, ka thënë Herolinda Lecaj-Zubaku, nënë e një prej nxënësve që vijojnë mësimin në këtë shkollë.

“Sa u përket ujërave të zeza sidomos kur bjen shi është shumë problem për fëmijë se i çojna në shkollë edhe në çerdhe, shumë është problem… Lagen, duhet me u kujdes për ta”, ka thënë prindi i një nxënësi tjetër.

Për zgjidhjen e problemit, në Komunën e Prishtinës patën dhënë premtim qysh në majin e sivjetmë. Asokohe, drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu, pati thënë se telashet do të eliminohen gjatë pushimit veror të nxënësve.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kjo është gjë të cilën jemi zotuar që do ta sanojmë pasi që viti shkollor të përfundojë, atëherë kur nuk ka nxënës. Ka nevojë që të hapet një kanal i ri i ujërave të zeza. Po këtu është pastaj edhe implikim i të gjitha niveleve qeverisëse, nuk ka të bëjë me Drejtorinë e Arsimit direkt, por edhe me investimet kapitale, se ka lidhje edhe me lagjen”, pati thënë Lushaku.

E zëvendësdrejtori i shkollës, Halil Brahaj, theksoi se problemi nuk është evituar megjithëqë gjatë muajit maj janë vendosur gypa të rinj të kanalizimit.

“Është rregulluar në maj të këtij viti, ku janë futur gypa të rinj nga mesi i oborrit, kalon pak mbi sallën e Edukatës Fizike dhe siç duket bashkohet me kanalizimin e lagjes, nga i cili po ashtu ka rrjedhje mbi sipërfaqe. Në fakt, problemi duhet të jetë te kryqëzimi i kanalizimit. Sa herë që përballemi me një gjë të tillë, duhet ta thërrasim ujësjellësin “Prishtina” për ta bërë zhbllokimin. Kemi kërkuar që kanalizimi i shkollës të bashkohet me gypat e aneksit, duke shmangur kështu problemin”, ka thënë Brahaj.

Shkolla “Pavarësia” është prej më të mbipopulluarave me nxënës në Prishtinë, për këtë shkak mësimi deri këtë vit shkollor u zhvillua në tri ndërresa.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...