E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë bëhet me dyer të reja të klasave

- Advertisement1-

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ka njoftuar se janë vendosur 25 dyer të reja në dhomat e mësimit, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit ka shprehur një angazhim të lartë në përmirësimin e kushteve të mjedisit shkollor duke mundësuar ndërrimin e 25 dyerve të dhomave të mësimit në shkollën tonë. Kjo veprimtari shquhet si një nismë e veçantë, ku dyert metalike, me një ngjyrë të bukur të gjelbër, janë të cilësisë së lartë, reflekton një vizion të qartë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Ngjyra e gjelbër, si simbol i rritjes, freskisë dhe harmonisë me mjedisin, nxit një ndjesi të veçantë të frymëzimit dhe stimulimit në kuadër të procesit mësimor. Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj Drejtoreshës së Arsimit, Znj. Besianë Musmurati, dhe DKA,për donacionin e vyer dhe kontributin e saj në ndërtimin e një mjedisi shkollor të përmirësuar dhe tërheqës, ku ngjyra e gjelbër bën që ky transformim të ketë edhe një ndikim pozitiv, emocional në përjetimin e nxënësve dhe stafit shkollor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...