Shkolla para viteve 90′ dhe sot
Shkolla është fushë – beteja që të përgatit për jetën, për të ardhmen.
Shkolla është vatra e dijes.
Profesioni i mësuesit është human. Mësuesi është ai që të fton në rrugën e dijes, të udhëheq drejt saj dhe të përgatit për jetën.
Para viteve ’90, roli i shkollës në shoqëri ishte parësor.
Një fëmijë i arsimuar kishte një të ardhme të sigurtë, një mundësi punësimi më të mirë dhe me të ardhura të kënaqshme.
Me ndryshimin e sistemit qeverisës ndryshoi gjithçka.
Them gjithçka sepse ndryshoi jo thjesht roli i shkollës dhe rëndësia e saj por, gjithçka që lidhet me koston e jetës.
Nëse do t’i referohemi shkollës atëherë le të analizojmë disa fakte.
1) Intersei i fëmijëve për shkollën.
Para viteve ’90, deri diku edhe pas viteve ’90 nxënësit shkonin në shkollë me përparëse të zezë me jakë të bardhë.
Të gjithë ishin të barabartë.
Të gjithë kishin qëllim arritjen e rezultateve sa më të larta në mësime.
Nxënësit shkonin në shkollë me dëshirë. Tek – tuk kishte ndonjë dembel.
Ndërsa sot, nxënësit e veshin uniformën me detyrim, ka ditë që bëjnë sikur harrojnë ta veshin ose nxjerrin si justifikim “është e pa larë”.
Por, ka edhe nga ata nxënës që në institucionet arsimore paraqiten të veshur me veshje të veçanta, zakonisht fetare. Është absurd që një vajzë në klasën e tretë fillorë të shkojë në shkollë e mbuluar me perçe për shkak se frkuenton myslimanizmin.
Shkolla duhet të ketë një uniform!
Të gjithë nxënësit duhet të jenë model!
Sot, nxënësit i kushtojnë më tepër rëndësi aparencës se sa rezultateve në mësime.
Sot, nxënësit vuajnë nga dembelizmi ose fobia e të mësuarit.
Janë më tepër të dhënë pas teknologjisë, frekuentimit të fast food -ve e PUB -ve se sa për shkollën.
Shkolla tashmë ka rol dytësor dhe jo më parësor.
Madje, mijëra nxënës, gjimnazin dhe studimet e larta i vazhdojnë part – time dhe jo me kohë të plotë.
Por, një pjesë e mirë e nxënësve dhe studentëve edhe pse dëshirojnë t’i ndjekin studimet rregullisht nuk janë të favorizuar nga ana ekonomike.