Shkolla nëntëvjeçare “Osman Mani” në Firajë ka kremtuar 60-vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Sot, shkolla jonë kremtoi ditëlindjen e saj të 60-të. Drejtori i shkollës z. Xhemajl Hazizi vlerësoi lart të gjithë figurat që kontribuuan gjatë gjithë kësaj periudhe për “Osman Mani” në Firajë.
Ndër tjera kjo ditë u përcoll me një mori aktivitetesh kulturo-artistike të përgatitura nga mësimdhënësit e fushës bashkë me nxënësit.
Po në këtë ditë, Drejtori i shkollës i dha titullin “Ambasore e Shkollës” nxënëses Reina Halili për performancën e saj në ekipin e shtetit tonë në futboll për vazjat gjuniore.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në programin e organizuar nga shkolla!