E premte, 10 Janar, 2025

Shkolla “Nexhmi Mustafa” në Prugoc kalon në mësim online shkaku i mosfunksionimit të kaldajës

- Advertisement1-

Nxënës të shkollës “Nexhmi Mustafa” në fshatin Prugoc, afër Prishtinës, nga sot kanë kaluar në sistemin e mësimit online, si pasojë e mungesës së ngrohjes në objekt. Vendimi është marrë pasi prindërit kanë refuzuar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën në të cilën nuk funksion kaldaja qendrore. Përderisa përfaqësues të shkollës thonë se problemi është evidentuar tash e dy vjet, në Komunën e Prishtinës pretendojnë se nuk kanë qenë të njoftuar më herët rreth telashit.

Nxënës të shkollës fillore “Nexhmi Mustafa” në fshatin Prugoc afër Prishtinës, që nga e mërkura, kanë kaluar në sistemin e mësimit online, si pasojë e telasheve me ngrohje në objekt.

- Advertisement -

Vendimi për mosvijimin e mësimit me prani fizike është marrë nga drejtoresha, Xhevrie Osmani, pasi as ngrohëset alternative të përdorura shkaku i telasheve me kaldajën qendrore nuk kanë mjaftuar për ngrohjen e ambientit të shkollës në kohën e temperaturave të ulëta.

Kjo, sipas Osman Dragushës, përgjegjës i shkollës, i pati nxitur prindërit që të marrin vendim për të mos i dërguar fëmijët në shkollë.

“Isha prezent kur drejtoresha e shkollës bisedoi, kur komunikoi me zyrtarin komunal të Prishtinës, që i tregoi se sot për sot nuk po mbahet mësimi fizik, por në mënyrë online për shkak të mosfunksionimit të kaldajës. Vendimi i prindërve është që derisa nuk sigurohen kushtet e volitshme për kushtet e zhvillimit të mësimit, fëmijët do mbesin në shtëpi e për këtë ne kemi vendosur të shkojmë me mësim online në mënyrë që fëmijët të mos humbasin”, ka thënë Dragusha.

Dragusha ka treguar se problemet me ngrohjen qendrore të shkollës janë shfaqur që nga ndërtimi i aneksit të ri, dy vjet më parë.

“Pas ndërtimit të aneksit të shkollës e kemi vërejtur se oxhaku nuk e ka lartësinë e duhur për ta bërë tërheqjen e djegies nga kaldaja dhe ne mendojmë se njëri prej faktorëve që e ka shkaktuar këtë problem është vetë distanca e shkurtër e oxhakut që nuk është mbi kulm”, ka thënë tutje Dragusha.

Në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës kanë thënë se lidhur me problemin nuk kanë qenë të njoftuar më parë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Më parë nuk kam qenë e njoftuar për këtë problem. Ekipet tona kanë dalë sot në terren dhe po shikojnë se ku është problemi dhe kanë thënë se këtë punë do ta zgjidhin sot. Besojmë se nga nesër do rifillojmë me vijimin e mësimit në formë fizike”, ka thënë drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.  / KOHA /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren shkëlqejnë në garat e robotikës

Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren kanë shkëlqyer në garat e robotikës, shkruan...

Pensionohet arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni

Është pensionuar arsimtari Sheref Tocilla nga Prizreni, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës "Emin Duraku" në...

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan...

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...