Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë në prag kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, është pajisur me makina të reja qepëse dhe kompjuterike, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha”
📢 Të dashur nxënës dhe mësimdhënës,
Në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor, shkolla jonë është pajisur me makina të reja qepëse dhe kompjuterike, duke krijuar kushte më të mira për mësim dhe praktikë profesionale. Ky investim synon të rrisë cilësinë e arsimit dhe të përgatisë nxënësit tanë për tregun e punës me aftësi moderne dhe të kërkuara.
🎯 Të gjithë së bashku për një vit të suksesshëm dhe përgatitje të denjë për të ardhmen!