Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë festoi 53 vjetorin e themelimit. E pranishme ishte edhe deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu. Kjo e fundit vlerësoi lartë punën e drejtoreshës së shkollës, Florentina Gjergjaj.
Deputetja sot uroi nxënësit dhe stafin e shkollës.
“Kisha kënaqësinë që me ftesën e drejtoreshës znj. Florentina Gjerjgjaj bashkë me deputetin Pal Lekaj të marrë pjesë në organizimin festiv për nderë të 53 vjetorit të themelimit të shkollës “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë”, shkroi Musliu në Facebook.
“Me këtë rast dua t’i uroj nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për punën dhe aktivitet e tyre që prezantuan sot. Me theks të veçantë përgëzoj Drejtoreshën e shkollës znj. Florentina Gjerjgjaj për menaxhimin e shkëlqyeshëm, dhe punë e palodhshme në përkrahje të nxënësve dhe mësimdhënësve”, theksoi ajo.