Shkolla në Zhegoc të Gjilanit me dritare të thyera

- Advertisement -

Ndonëse kanë kaluar dhjetë ditë nga raportimi i KALLXO.com për dëmtimin e dritareve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fetah Qerimi” në fshatin Zhegoc të Gjilanit gjendja është e njëjtë.

- paragrafi 1 -

Sipas Shpend Nuhiut, drejtorit të Arsimit në Gjilan, nxënësit e kësaj shkolle po vazhdojnë mësimin në shkollën amë në Vërbicë të Zhegocit.

- Advertisement -

“Nuk kemi marrë diçka ndonjë raport të Policisë. Shkolla është aty, është ashtu me xhama të thyer. Fëmijët janë duke mësu atje, janë duke i bartë me kontratë të transportit, në Vërbicë të Zhegocit” – tha Nuhiu më 17.10.2025.

Valon Osmani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, tha se po vazhdon mbledhja e provave për këtë rast.

“Lidhur me rastin e dëmtimit të xhamave të Shkollës së fshatit Zhegoc, i cili ka ndodhur më 06.10.2025, Njësiti i hetimeve i Stacionit policor në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit është duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore në mbledhjen e provave materiale, me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit” – ka thënë Osmani.

- Advertisement -

Ekipi i KALLXO.com e vizitoi më 07.10.2025 Shkollën “Fetah Qerimi” dhe pa dritaret e thyera e copëza të xhamit përreth objektit.

/Marrë nga KALLXO.com