Shkolla në Vragoli të Fushë Kosovës qe 3 javë pa mësues parafillor

- Advertisement -

Në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, shkolla “Vëllezërit Frashëri” tani e e tre javë nxënësit e parafillores nuk janë duke mbajtur mësim.

- paragrafi 1 -

Prindërit e këtyre nxënëseve janë ankuar se tani e tre javë pas vdekjes së mësueses së klasës para fillorë nuk kanë mbajtur mësim.

- Advertisement -

Sipas përgjegjësit të shkollës, Komuna ka hapur konkurs por orët e humbura për këto tre javë nuk janë zëvendësuar nga askush pasi që nga komuna nuk kanë ndërmarrë ndonjë zëvendësim të mësimdhënëses.

Nënkryetari i kësaj komune, Fadik Krasniqi ka thënë se konkursi është në fazën përfundimtare pasi që tani është faza e ankesave dhe shumë shpejt mësuesja do të fillojë punën.

Lidhur me arsyen se përse nuk është obliguar dikush të zëvendësoj orët mësimore, nënkryetari ka thënë se deri më tani pagesa e edukatores për parafillor ka qenë e paguar personalisht nga prindërit dhe nuk kanë mundur të ndërhyjnë, andaj prej janarit kjo do të jetë në kompetenca të Komunës së Fushë Kosovës./Gazeta10