E hënë, 25 Nëntor, 2024

Shkolla në Henc të Fushë Kosovës, e përfundoi një gjysëmvjetor pa mësimdhënës të Edukatës Fizike

- Advertisement1-

Nxënësit e paraleles së ndarë në shkollën fillore, “Bajram Curri”, në fshatin Henc të Komunës së Fushë Kosovës, një gjysëmvjetor e kanë përfunduar pa mësimdhënës të Edukatës Fizike.

Që nga shtatori i vitit 2021 e deri në mesin e janarit të këtij viti fëmijët nuk kanë pasur të angazhuar mësimdhënës për këtë lëndë.

- Advertisement -

N. Sh. prindi i një vajze që i ndjekë mësimet në shkollën “Bajram Curri”, në fshatin Henc, ka thënë për KALLXO.com, se mungesa e mësimdhënësit ka zgjatur gjatë gjithë gjysmë vjetorit të parë dhe tri javët e para të gjysmë vjetorit të dytë.

Ai shtoi se shkaqet kanë qenë të panjohura për të si prind dhe për vajzën e tij.

“Unë si prind jam njoftuar pothuajse disa herë nga vajza ime, nxënëse e klasës së tetë në PNF (Paralelja e Ndarë Fillore) shkolla fillore ‘Bajram Curri’ në fshatin Henc, lidhur me mungesën e arsimtarit të lëndës së Edukatës Fizike. Arsyet për këtë mungesë e cila, fatkeqësisht, ka zgjatur përgjatë krejt gysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2021/2022 dhe ka vazhduar edhe në gjysëmvjetorin e dytë (deri në javën e tretë të Janarit 2022), kanë qenë gjithmonë të panjohura, si për vajzën ashtu edhe për mua si prind”, tha ai.

N. Sh. tha se notimi është kryer nga një mësimdhënës i shkollës amë në Sllatinë.

“Sa i përket mënyrës së notimit të nxënësve për gjysëmvjetorin e parë në mungesë të arsimtarit në fjalë, sipas asaj çfarë më ka thënë vajza ime, ka qenë një arsimtar tjetër i lëndës së Edukatës Fizike nga shkolla amë në Sllatinë i cili e ka marrë përsipër notimin e nxënëseve në PNF Henc”, shtoi ai.

Këtë informacion e kanë konfirmuar për KALLXO.com drejtori i shkollës Tahir Shabani dhe drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës Samir Shahini.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtori i kësaj shkolle në një deklaratë të dhënë për KALLXO.com më 19 janar, kishte thënë se që nga shtatori i vitit të kaluar kanë mbetur pa mësimdhënës të Edukatës Fizike, për klasat 6 deri te klasa e 9-të.

“Nuk ka pas mësimdhënës të edukatës fizike dhe ende nuk kemi. Arsyet janë se po përsëritet konkursi. Prej shtatorit personi e ka ndërruar vendin e punës ka shkuar në tjetër shkollë. Prej klasës 6 deri te klasa 9-të janë 4 klasë”, tha Shabani.

Sipas drejtorit të shkollës mënyra e vlerësimit të nxënësve është bërë me një mësimdhënës tjetër i cili sipas tij i ka mbajt disa orë me nxënësit dhe i ka vlerësuar.

“E kemi dërguar një arsimtar prej qendrës i kemi mbajt disa orë me të dhe jemi mundu m`i vlerësu nxënësit në atë mënyrë”, tha ai.

Sipas Shabanit, konkursi është hapur 3 herë dhe tani sipas tij është përzgjedhur një kandidat të cilin ende po e presin.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës Samir Shahini, tha për KALLXO.com se çështja e përzgjedhjes së mësimdhënësit tashmë është rregulluar.

Shahini në përgjigjen e kthyer për KALLXO.com më 19 janar, tha se para vitit të ri është shpallur konkursi dhe kanë përfunduar gjitha procedurat.

Shkolla fillore në Henc të Fushë Kosovës “Bajram Curri” – Foto: Fshati Henc/Facebook
Shkolla në Henc të Fushë Kosovës, e përfundoi një gjysëmvjetor pa mësimdhënës të Edukatës Fizike
Amire Qamili
26.1.2022 – 10:45

“Tash e tri javë është rregulluar kjo çështje. Para vitit të ri është shpall konkursi por deri sa janë përfunduar procedurat. I ka dy javë që ka fillu punëtori i ri i Edukatës Fizike që e mbulon edhe paralelen në fshatin Henc edhe paralelen në fshatin Miradi e Epërme”, tha drejtori i Arsimit i kësaj komune.

Sipas Shahinit, një konkurs i hapur më 20 shtator 2021 për pozitën mësimdhënës i Edukatës Fizike është anuluar në dhjetor të këtij viti për arsye që  procedura ka mbetur në gjysmë nga paraardhësi i tij.

“Procedurat kanë mbet në gjysmë kur kam ardh unë në dhjetor i kom fillu menjëherë procedurat dhe ka fillu me kohë”, tha ai.

Ndërkaq, më 22 dhjetor, është hapur konkurs për plotësimin e disa vendeve të lira të punës për disa lëndë të ndryshme në nivel komunal, në mesin e tyre edhe pozita për mësimdhënës të Edukatës Fizike.

Sipas drejtorit të Arsimit Samir Shahini, kandidati i përzgjedhur nga komisioni është Leutrim Sllamniku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...

Pensionohet profesoresha Sadete Hajrizi nga Mitrovica

Njëra nga profesoreshat më të dalluara të gjimnazit të Mitrovicës është Sadete Hajrizi, që...

Vdes profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj

Ka vdekur profesoresha Xhyzide Ferzi nga Ferizaj. Njoftimin e ka dhënë gjimnazi "Kuvendi i...

SBASHK njofton nisjen e veprimeve sindikale: Protestojmë më 4 dhjetor – s’e përjashtojmë grevën

SBASHK ka njoftuar se kanë nisur me veprime sindikale, duke paralajmëruar protestë për 4...