Shkolla “Ndre Mjeda” në Rakosh nderon me mirënjohje veteranët e arsimit të viteve 90-ta

- Advertisement5 -

Në kuadër të shënimit të 139-vjetorit të themelimit të shkollës së parë shqipe, 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, shkolla “‘Ndre Mjeda” në Rakosh të Istogut organizoi një aktivitet të madh për të nderuar veteranët e arsimit dhe kontributin e tyre ndër vite.

- paragrafi 1 -

Aktivitetin e hapi drejtori i shkollës, Egzon Haxhiaj, i cili përshëndeti të pranishmit, në mesin e të cilëve ishin veteranë të arsimit, familjarë të tyre si dhe familjarë që kishin kontribuar në bartjen e mësimdhënësve gjatë viteve të vështira të arsimit në Kosovë, veçanërisht në periudhën e viteve ’90.

- Advertisement - M1

Në fjalën e tij, drejtori foli për historinë e arsimit shqip duke filluar nga hapja e mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars 1887, deri te zhvillimi dhe depërtimi i arsimit në Kosovë.

Ai veçoi edhe historikun e shkollës në Rakosh, me theks të veçantë në periudhën 1990–1999, kur arsimi shqip u zhvillua në kushte të vështira.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - m2

SHKOLLA QË E VLERSON KONTRIBUTIN E VETRENVE TË ARSIMIT NDER VITË.

Sot,për nder të 139 vjetorit të thëmelimit të shkollës së parë shqipe, 7 – marsit SHFMU.”Ndre Mjeda” – Rakosh organizoj një mega evniment!
Fillimisht takimin e hapi drejtori i shkollës duke i përshendetur të gjithë të pranishmit,veteran të arsimit,familjar të veteranve të arsimit,familjar që kontribuan në barjen e mësimdhënësve të vitëve 90-ta por kishe edhe shumë të tjerë.

Drejtori foli qysh nga fillimi i mesnonjetorës së parë shqipe 7 mars 1887 e deri tek depetimi i arsimit në Kosovë,pastaj për fillmin e shkollës tonë si dhe e veqoj përidhën 1990-1999!
Pas fjalimit drejtori ndau mirënjohje Post Mortem,që nga viti 2000 ose pas Çlirimit .

Mirënjohje Postmortum:
1. Rexhë Haxhiaj
2. Ahmet Balaj
3. Sadik Haxhiaj
4. Sokol Zeqiraj
5. Brahim Boletini
6. Halim Boletini
7. Ahmet Miftari
8. Idriz Nekaj
9. Ramiz Metaj
10. Shaban Haxhiaj
11. Hasan Fetahaj
12. Mehmet Nimani
13. Rrahman Igrishtaj
14. Sadik Idrizaj
15. Raze Buleshkaj
16. Hyrije Fekaj
17.Hajdin Idrizaj
17.Hajriz Fekaj
18. Ibish Llugiqi
19. Xhenan Maraj
20. Sefer Muzlijaj
21. Gani Arifaj

Mirënjohje kontributdhënësve të shkollës,që u kujdesen për bartjen e mësimdhënësve:
1. Skender Jahaj
2. Ahmet Tafilaj
3. Ramadan Tafilaj

Mirënjohje për mësimdhënësit e shkollës për sukseset në garat Komunale dhe Republikane:
1. Agim Sylaj
2. Xufë Vuthaj
3. Mirlinda Bujupaj
4. Edita Spahiu
5. Mirlinda Haxhijaj

Pas ndarjës së këtyre mirënjohjeve fala ju kalua kryetares së Këshillit të Prindërve znj:Argnesa Tafilaj ku foli shumë për kontributin e babit të saj Ahmet Tafilaj si dhe e falenderoj drejtorin e shkollës për përkrahjen dhe e vlersoj shumë vlerat e shkollës.

Pastaj faja i’u kalua prof: Frashër Brahimaj i cili i përshendeti të gjithë të pranishmit dhe e qmoj lart kontributin e ish-mësimdhënësve të asaj kohë.

Drejtori i shkollë kerkoj falje publike nese e kemi harruar ndonjë veteran që ka nderruar jetë oas çlirimit të vendit,po u zotua se së bashku me KDSH-në,KPSH-në dhe KASH -në se do përpiqem edhe ti listojm edhe shumë të tjerë të cilet kontribuan nga shumë prizma(kende) për qendrsen e shkollës tonë.

Falenderojm OJQ Vullkani ne drejtoreshen Vanesa Nimanaj që në fund na krijon një atmosferë të mirë me daullen dhe defa!

Falenderojm ekipin menaxhues të këtij eventi:
Hysen Muzlijaj
Luljeta Tafilaj Zeqaj
Edita Gj Spahiu
Drejtori i shkollës:
Egzon Haxhiaj