E martë, 24 Dhjetor, 2024

Shkolla “Ndre Mjeda” në Rakosh feston 1 Qershorin, drejtori Haxhiaj: Fëmijët duhet të edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme

- Advertisement1-

Shkolla fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh me aktivitete të ndryshme e shënoi 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Me këtë rast drejtori i shkollës, Egzon Haxhiaj, ka deklaruar se fëmijët janë thesari më i çmuar i jetës dhe ata duhet të edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i shkollës:

Në SHFMU.”Ndre Mjeda” – Rakosh 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
🌹𝐒𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚 𝐣𝐨𝐧𝐞̈ , me aktivitete të ndryshme e shënoi 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

1 Qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.

Në këtë shkollë, tashmë tradicionalisht shënohet kjo ditë, duke dhënë porosinë se të gjithë fëmijët kanë të drejta të barabarta👫.

Gjatë këtyre aktivitetëve, nxënësit realizuan disa lojëra me nxënësit në kuadër të aktiviteteve të lira lëndore nga të gjitha lëndet.

Drejtori i kësaj shkollë:z. Egzon Haxhiaj tha se, kjo ngjarje ka për qëllim ta rrisë vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre dhe për t’i thënë jo dhunës, bullizmit dhe abuzimeve të tjera ndaj fëmijëve.

- Advertisement -rrrrrrr

“Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por për ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Më shumë sesa çdo ditë tjetër, ata kërkojnë vëmendjen tonë, të prindërve dhe shtetit.

Fëmijët janë thesari më i çmuar i jetës dhe meritojnë paqe, dashuri, lumturi dhe hare.
Atyre u duhet t’u lejojmë të marrin frymë lirshëm dhe të edukohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çdo fëmijë është një lule 🌹e ndryshme, por të gjithë së bashku e bëjnë botën një kopsht të bukur! Janë pikërisht ata që meritojnë të drejtën të mendojnë se mund ta ndryshojnë botën”.

Kjo ngjarje ishte e rëndësishme edhe nga aspekti artistik. Fillimisht, poezi,aktrim këng dhe valle e gjithë ky proces në përkujdesin e mësimdhënësve të kësaj shkollë.

Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, më 1925.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...

Më 28 Nëntor bëhet promovimi i Shoqatës ILIRIADA dhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Antwerp të Belgjikës

Shoqata Shqiptare ILIRIADA në Antwerp të Belgjikës më 28 Nëntor do të bëjë promovimin...

Mësuesja Lena Pemati del ne pension: Nëse ligji do e lejonte do të doja të isha ende pranë nxënësve

Lena Pemati ka dhënë mësim prej 28 vitesh dhe tashmë ka dalë në pension,...

Pensionohet Profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit

Është pensionuar profesori Murat Gashi nga Komorani i Drenasit, pas më shumë se 40...