Shkolla “Ndre Mjeda” në fshatin Rakosh të Istogut ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.
Shkolla njofton se mësimi për klasat 1-9 fillon në ora 08:00 të mëngjesit, kurse për parafillore nga ora 09:00, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
🖋Të dashur nxënës,të nderuar prinder, dhe ju mësimdhënës.
📚Ju njoftojmë se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2025 / 26 procesi mësimor fillon me datë: 01 shtator 2025 ditën e hënë nga ora 08:00/h për klasat 1-9,ndërsa klasa parafillore nga ora 9.00/h
📚Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë nga zemra një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dijë, përvoja të reja dhe momente të bukura!
Çofshi gjithmonë të përkushtuar, kuriozë dhe të guximshëm për të ndjekur ëndrrat tuaja.
📚Mos harroni se çdo ditë në shkollë është një hap më afër të se ardhmes që po ndërtoni me përkushtim dhe dashuri për dijen.
Suksese në çdo sfidë dhe gëzime në çdo arritje🕊
Drejtori i shkollës: Egzon Haxhiaj💼.