Shkolla “Nazim Gafurri”, në Prishtinë shënon 43 vjetorin e themelimit

- Advertisement5 -

Shkolla “Nazim Gafurri”, në Prishtinë ka shënuar 43 vjetorin e themelimit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të kësaj feste, drejtoria ndau mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e shkollës, si dhe për zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit.

- Advertisement - M1

Mirënjohjet u pranuan nga Ora Polloshka, zArdiana Ismaili, zyrtari i Burimeve Njerëzore Shaip Islami, si dhe “Mjeshtri i Shkollave”, Naim Rrustemi.

🎉 𝟰𝟯 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶, 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗱𝗶𝗷𝗲𝗻! 🎉

Sot, me shumë emocion dhe krenari, shënuam 𝟰𝟯-vjetorin e themelimit të shkollës sonë – një rrugëtim i gjatë e i begatë që ka lënë gjurmë në jetën e shumë gjeneratave. Ishte një ditë e veçantë që na bashkoi të gjithëve: nxënës, mësimdhënës, prindër, përfaqësues institucionalë dhe bashkëpunëtorë të çmuar.

- Advertisement - m2

Na nderuan me praninë e tyre 𝘀𝗵𝗲𝗳𝗷𝗮 𝗲 𝗔𝗿𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁, znj. Ardiana Ismaili, si dhe shumë drejtorë e zyrtarë institucionalë, të cilët shprehën mirënjohje për atmosferën e ngrohtë, organizimin dinjitoz dhe përfshirjen aktive të të gjithë nxënësve në aktivitetet e ditës.

Në kuadër të kësaj feste, drejtoria ndau mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e shkollës, si dhe për zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit. Mirënjohjet u pranuan nga Ora Polloshka, znj. Ardiana Ismaili, zyrtari i Burimeve Njerëzore Shaip Islami, si dhe “Mjeshtri i Shkollave”, Naim Rrustemi.

Ata u shprehën të impresionuar nga energjia, përkushtimi dhe dashuria që reflektohej në çdo kënd të shkollës sonë.

Në këtë përvjetor, fëmijët tanë dhuruan emocione përmes një 𝗽𝗿𝗼𝗴𝗿𝗮𝗺𝗶 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁𝗲̈𝗿 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸, të përgatitur me shumë kujdes nga mësuesit e përkushtuar. Më pas vijuan lojëra interaktive dhe aktivitete të larmishme, ku secili nxënës pati mundësinë të shprehë kreativitetin dhe gëzimin e tij.

Ishte një ditë ku u ndie fuqishëm bashkëpunimi, harmonia dhe fryma pozitive që e karakterizon komunitetin tonë shkollor.

🙏 Nga zemra, falënderojmë të gjithë prindërit për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për fjalët e ngrohta që ndanë sot për stafin tonë. Mbështetja juaj është forca dhe motivimi ynë për të ecur gjithmonë përpara.

📚 Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë mësuesit dhe stafin mbështetës, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm kontribuan në çdo detaj të kësaj dite. Falë jush, çdo hapësirë e shkollës u mbush me jetë, kreativitet dhe frymëzim. Përkushtimi juaj mbetet themeli i suksesit tonë.

💙 𝟰𝟯 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗮𝗿𝘀𝗶𝗺, 𝗽𝗲̈𝗿𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝗯𝗿𝗲𝘇𝗮𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗿𝗿𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗺𝗲𝘀 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲̈𝘇𝗼𝗿𝗲.
𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈ 𝗷𝗲𝗺𝗶 𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗳𝘂𝗾𝗶𝘀𝗵𝗲̈𝗺! 💙

Shqip | English